Shefi i Pentagonit: SHBA ka një rrugë shumë të gjatë nga vendosja e trupave në Gaza

6 Shkurt 2025 | 09:10

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë larg” nga vendosja e trupave amerikane në Rripin e Gazës.

Në një intervistë ai theksoi se një vendim i tillë do të kërkonte diskutime të gjera me presidentin, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe aleatët ndërkombëtarë.

Hegseth nënvizoi se Izraeli synon të përfundojë operacionet kundër Hamasit dhe të sigurojë kthimin e pengjeve, ndërsa SHBA do të vazhdojë ta mbështesë atë.

Komentet e tij vijnë pas deklaratave të Donald Trump, i cili sugjeroi se SHBA mund të marrë një rol më aktiv në Gaza, duke shqyrtuar mundësinë e zhvendosjes së palestinezëve dhe zhvillimit të rajonit për stabilitetin e Lindjes së Mesme. Këto propozime u hodhën poshtë nga autoritetet palestineze dhe vende të tjera, përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita këtë të martë inspektoi zbatimin e...
21:11 | 28/07/2026

Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë paraqitur...
20:52 | 28/07/2026

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026