Autoriteti palestinez kundërshton planin e Trump: Gaza është e jona

5 Shkurt 2025 | 13:27

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka “kundërshtuar me forcë” sugjerimin e Donald Trump që SHBA “të marrë nën kontroll” Rripin e Gazës.

Në një deklarate të lëshuar nga zyra e presidentit Abass, Autoriteti Palestinez shpreh “refuzimin e fortë të thirrjeve për të kapur Rripin e Gazës dhe për të zhvendosur palestinezët jashtë atdheut të tyre”.

“Të drejtat legjitime të Palestinës nuk janë të negociueshme dhe Gaza është një pjesë integrale e shtetit të Palestinës”, vijon deklarata.

Në një deklaratë të veçantë, Abbas i quajti planet e Trump “një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”.

“Ne nuk do të lejojmë të cenohen të drejtat e popullit tonë, për të cilat kemi luftuar për dekada dhe kemi bërë sakrifica të mëdha për t’i arritur”, theksoi Abass, sipas Agjencisë palestineze të lajmeve, Ëafa.

Abass shtoi se paqja dhe stabiliteti në rajon nuk do të arrihet pa themelimin e shtetit palestinez, bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit

Akullnajat zvicerane pritet të humbasin një sasi të madhe akulli për shkak të valës së të nxehtit që po godet Evropën, sipas kreut të Monitorimit...
16:44 | 27/06/2026

Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)

Sulmet e raportuara të Iranit ndaj objektivave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme vijnë pas sulmeve të SHBA-së rreth Ngushticës së Hormuzit të premten. Komanda...
16:34 | 27/06/2026

Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin

Një tërmet i fortë goditi të shtunën rajonin Hindu Kush të Afganistanit, tha Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Lëkundjet mësohet se u ndjenë deri në kryeqyteti...
16:30 | 27/06/2026