E gjitha bota kundër Trump, reagime të forta për planin që SHBA të “marrë” Gazën
Jo vetëm vendet arabe, por i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër komentet e Donald Trump për një “marrje” të mundshme të Gazës nga SHBA.
Shumë zyrtarë po theksojnë rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete në rajon.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, përsërit angazhimin e Britanisë për një zgjidhje me dy shtete. “Ne duhet të shohim palestinezët të jetojnë dhe të përparojnë në vendlindjet e tyre në Gaza dhe Bregun Perëndimor,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Kiev.
Ministria e Jashtme në Francë lëshon një deklaratë duke përsëritur kundërshtimin e saj për “çdo zhvendosje të detyruar të popullsisë palestineze të Gazës”.
Franca thotë se territori nuk duhet të kontrollohet nga një palë e tretë, por thekson se zgjidhja me dy shtete është e vetmja që mund të garantojë paqen afatgjatë për izraelitët dhe palestinezët.
Edhe në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, deklaroi se paqja në Lindjen e Mesme sigurohet vetëm duke zbatuar një zgjidhje me dy shtete.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se “refuzon çdo përpjekje për të zhvendosur palestinezët nga toka e tyre”.
Nq deklaratë theksohet se Arabia Saudite nuk do të krijonte lidhje me Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez.
Si Kina ashtu edhe kryeministri australian Anthony Albanese mbështesin nevojën për një zgjidhje me dy shtete.
Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se çdo plan që i lë palestinezët “jashtë ekuacionit” do të rezultonte në më shumë konflikt.
LEXONI GJITHASHTU:
Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 16:28 Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë