Shefi i toksikologjisë: Testi i drogës është orientues, por jo i saktë
Shefi i toksikologjisë, Andrin Tahiri thotë se testi i drogës te shoferët është orientues dhe jo përcaktues, pasi drejtues mjetesh mund të përdorin drogëra të cilat janë rekomanduar nga mjeku për mjekim nëse e kanë të nevojshme.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Tahiri u shpreh se metadoni është një lloj droge sintetike e cila shërben si mjekim për disa pacientë të cilët kanë plotësuar disa kritere dhe është rekomanduar nga mjeku.
Ndaj, sipas tij, testi i drogës ka gabime dhe nuk mund ta identifikojë nëse një drejtues mjeti ka përdorur lëndë narkotike për mjekim apo përdorim vetjak.
“Këtë problem kam unë. Nëse zbulohet njëri që është me mjekim të rregullt, si do të penalizohet? Ke një grup pacientësh të cilët janë përdorues të lëndës drogë herionë. Këta pacientë kur plotësojnë kriteret e varësisë përfshihen në programe që kanë mjekim mbajtës, që quhet terapi zëvendësuese me metadon. Metadoni është një drogë sintetike që ndihmon pacientët të krijojnë një lloj mirëqenie sociale. Është një mjekim që i ndihmon, si do e zgjidhim këtë poblem? E ka të nevojshme dhe është përcaktuar nga mjeku i tij. Nëse është në dozën e saktë të përcaktuar nga mjeku, mund të drejtojë automjetin”, tha toksikologu.
Tahiri nënvizoi se vetëm nivelet e metaboliteve të drogërave, alkoolit apo medikamenteve në serum në gjak, që aplikohen në bazë të procedurave profesionale janë të sakta.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë