Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

6 Gusht 2025 | 08:55

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lënë të kuptohet se do të ndërmarrë veprime më të gjera ushtarake në Gaza.

Megjithatë, mediat izraelite raportojnë për mosmarrëveshje të forta mes tij dhe shefit të ushtrisë, Eyal Zamir, lidhur me mënyrën e veprimit në këtë luftë.

Sipas raportimeve që citojnë zyrtarë anonimë nga zyra e kryeministrit, Netanyahu po e shtyn ushtrinë — e cila aktualisht kontrollon rreth tre të katërtat e territorit të Gazës — që të pushtojë të gjithë zonën.

Por Zamir, thuhet se kundërshton këtë plan dhe, nëse ai miratohet, mund të japë dorëheqjen ose të largohet me presion, sipas The Times of Israel.

Zamir ka pasur përplasje të vazhdueshme edhe me anëtarë të kabinetit, por ai nuk është i vetmi që shpreh kundërshtime.

Edhe Yoram Cohen, ish-kreu i agjencisë së sigurisë izraelite Shin Bet, ka kritikuar qasjen e Netanyahut, duke i quajtur objektivat e tij në Gaza si “një fantazi”.

“Nëse dikush imagjinon se mund të arrijmë çdo terrorist, çdo tunel dhe çdo armë, dhe njëkohësisht t’i kthejmë pengjet tona në shtëpi – mendoj se është e pamundur”, deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
19:13 | 23/07/2026