Shefi i “Wagner” premton kalimin e kontrollit tek ushtria ruse
Shefi i grupit të mercenarëve “Wagner” është zotuar se do t’ia kalojë kontrollin e qytetit të Bakhmutit ushtrisë ruse brenda 1 qershorit.
Themeluesi i kompanisë ushtarake private, Jevgjeni Prigozhin deklaroi se trupat e tij e kanë marrë nën kontroll qytetin që prej së shtunës, por pala ukrainase e hedh poshtë lajmin.
“Bakhmuti është i shkatërruar, por jo i pushtuar”, kanë deklaruar zyrtarë nga Kievi, të cilët pretendojnë se njësitë ruse po avancojnë vetëm në rrethinat e Bakhmutit.
Por Prigozhin ka vazhduar të insistojë se do t’ia dorëzojë qytetin ushtrisë ruse të enjten e ardhshme. “Wagner” do të largohet nga Artemovski nga 25 maji deri më 1 qershor”, deklaroi Prigozhin në një mesazh audio të regjistruar në rrjetin “Telegram”.
Bakhmuti njihej më parë si Artemovsk, në nder të revolucionarit sovjetik, përpara se ukrainasit ta riemëronin.
Në vijim të njoftimit të tij, Prigozhin tha se mercenarët e tij kanë ngritur “vija mbrojtëse” në perëndim të qytetit, në prag të transferimit të kontrollit.
Por zëvendës ministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar ritheksoi se trupat pushtuese kanë vetëm një pjesë të vogël brenda qytetit dhe se intensiteti i lëvizjes së tyre është reduktuar.
Sipas saj, trupat ukrainase vazhdojnë të kontrollojnë impiante private me rëndësi strategjike në zonën e Litakut, të qytetit.
Analistët thonë se Bakhmuti ka pak rëndësi strategjike për Moskën, por kapja e tij do të ishte një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë që ka zhvilluar deri më tani në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit