Dendias reagon për Belerin nga Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, po merr pjesë në takimin e Këshillit të Jashtëm të BE-së që po mbahet këtë të hënë në Bruksel. Përmes një postimi në Twitter, Dendias ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje arrestimin e kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
Në reagimin e tij Dendias thekson se do ta ngrejë çështjen e ndalimit të Belerit dhe në punimet e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Gjithashtu do të takohem me homologun tim shqiptar. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” , tha Nikos Dendias.
I am attending the #EU #FAC meeting today. The discussion will cover developments in the #WesternBalkans, during which I will brief my counterparts on the case of the Mayor of #Himare, Fredi Beleri. (1/2) pic.twitter.com/nOt2HO4vxi
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 22, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë