Flet vëllai i të infiltruarit: Belerin e kemi mik familje, s’kemi folur për vota
Vëllai i të infiltruarit të policisë që bashkëpunoi me prokurorinë për të çuar në pranga Fredi Belerin distancohet nga ngjarja. Sipas tij, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës e kanë mik familje dhe nuk kanë biseduar ndonjëherë për blerje votash.
Arsen Rama është identifikuar si personi i infiltruar i policisë i cili ka bërë audio-përgjimin për blerje votash që çoi në pranga 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Fredi Belerin. Vëllai i të infiltruarit, Abdul Rama thotë se familja e tij distancohet nga kjo ngjarje dhe se asnjëherë nuk kanë biseduar me Belerin për blerje votash.
“Ka pasur marrëdhënie thjesht se i çonte peshk te dyqani i tij dhe mesa di unë çdo lloj bisede ka qenë në lidhje me peshqit. Jo vetëm që nuk na është ofruar asnjëherë lekë apo favore por me Belerin dhe me të gjithë Himarën kemi kontakte të vazhdueshme. Për sa kohë unë kam qenë atje në bisedat që ata kanë bërë nuk është diskutuar kjo pjesa e lekëve apo favoreve”- thotë ai.
Sipas të dhënave i infiltuari i policisë Arsen Rama, 22 vjeç në vitin 2020 është dënuar nga gjykata e Vlorës për mashtrim.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Policia përplaset me protestuesit që dolën kundër samitit të G7
- Pse e mbylli SPAK dosjen e Peshkëpisë? Flet ish-prokurori që hetoi Fredi Belerin
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë