Shehaj për vizitën në rezidencën e Trump: Nuk kam paguar asnjë lekë

24 Mars 2025 | 20:56

Kryetari i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, foli në Euronews Albania lidhur me vizitën e tij në Mar-a-Lago ku sipas tij, ishte atje me ftesë të një senatori amerikan.

Ai hedh poshtë pretendimet dhe akuzat e ardhura nga mazhoranca se ka paguar shuma të mëdha parash përmes lobimit për të siguruar atë takim.

“E vërteta është se unë kam qenë në këtë takim, kam nxjerrë foto pas këtij takimi. U detyrova të nxirrja foto të takimeve që pata. Është e rëndë sesi Rama vërsuli të gjitha mediat sikur unë kam paguar miliona euro për atë takim. Kjo është një shpifje, e cila është e rrezikshme edhe për vetë atë, është si të luash me zjarrin. Në momentin që e thotë për mua, kjo nënkupton se edhe ata që më kanë ftuar mua po i akuzon se kanë marrë para dhe nuk i kanë deklaruar. Kjo është një akuzë shumë e rëndë. Kryeminstri ka menduar se në SHBA mund të sillet si në Shqipëri, ka rrezikuar shumë”, tha ai.

Ndërkaq, Shehaj thekson se reagimi i kryeministrit Rama ka nënkuptuar se po ndodh fshehja e një lobimi.

I pyetur nëse vërtet paguar para për të qenë në Mar-a-Lago, kreu i Partisë ‘Mundësia’ i qëndron mendimit se kjo është thjeshtë një akuzë, pasi ai ka marrë një ftesë për atë takim, dhe si i tillë nuk ka paguar asnjë lekë.

“Nuk kam paguar asnjë lekë. Kjo që ka bërë kryeministri është thjeshtë një shpifje. Pavarësisht se ka një pushtet të jashtëzakonshëm, ai nuk merr dot as një ftesë të thjeshtë, dhe duhet të justifikojë prezencën time që mesa duket kam paguar. Akuza e Edi Ramës është e pavërtetë, kam marrë një ftesë dhe nuk kam paguar asnjë lekë. Për këtë marr përgjegjesi por duhet të mbajë dhe ai për akuza se gjoja kemi të bëjmë me një rast lobimi të fshehtë”, shtoi Agron Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026