Shehaj: Po e shesin ftesën e Trump si shpëtim nga drejtësia, të njëjtën ka marrë edhe Lukashenko

19 Janar 2026 | 18:03

Deputeti i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një deklaratë për media jashtë Kuvendit se prania e zv.kryeministres Belinda Balluku në seancën e sotme në Kuvend është e papranueshme.

Sipas Shehajt, përfaqësues të mazhorancës prej ditësh po përdorin një letër që i ka mbërritur kryeministrit Rama nga presidenti Donald Trump si “shpëtim nga drejtësia”, por një letër të tillë sic tha e ka marrë edhe diktatori i Bjellorusisë.

“Vazhdon turpi në parlamentin e Shqipërisë, sot ishte ulur zv.kryeministrja për të cilën SPAK kishte lëshuar një urdhër arresti. Nga mazhoranca të gjithë janë të lumtur dhe po shesin që shkresë që i ka shkuar Edi Ramës, por në fakt nuk i ka shkuar vetëm Ramës por edhe diktatorit të Bjellorusisë dhe këtë e kanë shitur si shpëtim nga drejtësia, ky është thjesht një mashtrim. Në 22 janar Kushtetuesja duhet të vendosë nëse janë të gjithë të barabartë para ligjit, ky është një vendim historik. Rama i trembet këtij vendimi se nëse mund të pezullojnë Ballukun, mund të pezullojë edhe atë. Në 22 janar do merret një vendim historik”, tha Shehaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026