Sheinbaum: SHBA nuk do të dërgojnë trupa në Meksikë, nuk do të ndodhë

4 Nëntor 2025 | 22:26

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum ka mohua rapotet se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të dërgojnë trupa në Meksikë për t’u përballur me kartelet e fuqishme të vendit. Ajo theksoi se ka refuzuar vazhdimisht oferta të tilla nga homologu i saj amerikan, Donald Trump.

“Nuk do të ndodhë. Ne nuk pajtohemi me asnjë proces ndërhyrjeje apo ndërhyrësish”, tha Sheinbaum.

Komentet e Sheinbaum vijnë pas një raporti ku shkruhej se administrata Trump ka filluar të planifikojë një mision për të dërguar trupa dhe oficerë të inteligjencës amerikane në Meksikë.

Raporti thoshte se megjithëse operacioni nuk ishte i afërt dhe nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar, fazat e hershme të trajnimit kishin filluar tashmë, si dhe diskutimet rreth fushëveprimit të operacionit.

Sheinbaum këmbënguli që vendi i saj nuk kishte asnjë informacion në lidhje me një ndërhyrje të tillë të planifikuar. Ajo pranoi se në telefonatat me Trump, presidenti amerikan kishte ofruar të dërgonte trupa dhe mbështetje të tjera për t’u përballur me krimin e organizuar.

“Gjithmonë kam thënë shumë faleminderit, President Trump. Por jo, Meksika është një vend i lirë, i pavarur dhe sovran”, tha Sheinbaum.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026