Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 vite të fundit
Një studim i ri i publikuar në revistën The Lancet Global Health tregon se ky është rezultat i përmirësimit të shërbimit në kujdesin shëndetësor për nënat dhe forcimin e planifikimit familjar.
Studimi, i cili analizoi të dhëna nga 195 vende zbuloi se 61.2% e kësaj rënieje vjen nga përmirësimet në kujdesin për nënat, ndërsa 38.8% lidhet me uljen e fertilitetit.
Një gjetje veçanërisht domethënëse është se duke dëshmuar rolin jetik që ka planifikimi familjar në parandalimin e vdekjeve amtare.
Sipas eskpertëve, kontracepsioni nuk është vetëm një çështje e të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të grave, por një mjet që shpëton jetë duke parandaluar shtatzëni të hershme, të vonshme apo shumë të afërta, si edhe duke reduktuar aborte të pasigurta – që mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekjeve amtare në botë.
Studimi nënvizon nevojën për të rritur investimet në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe për të integruar më mirë planifikimin familjar me kujdesin për nënat, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta, ku përdorimi i kontraceptivëve mbetet ende i ulët.
Ekspertët paralajmërojnë se për të arritur objektivin global të Kombeve të Bashkuara, që synon uljen e vdekshmërisë amtare në më pak se 70 vdekje për 100,000 lindje të gjalla deri në vitin 2030, vendet duhet të forcojnë politikat e kujdesit shëndetësor për gratë dhe të sigurojnë akses të gjerë në planifikim familjar.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht