Shemben shkollat britanike/ Valë kritikash ndaj Sunak, kryeministri mbron veten
Qeveria britanike ka urdhëruar që mbi 150 shkolla të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe pse javën e ardhshme nisi viti i ri shkollor, për shkak të shembjeve.
Kryeministri Rishi Sunak është detyruar të mbrojë veten dhe qeverinë e tij nga akuzat se nuk vepruan në kohë për të shmangur rrezikun e shkërmoqjes së betonit arme.
“Informacioni i ri erdhi vetëm së fundmi dhe është me rëndësi të theksohet se sapo e pati, qeveria veproi me shpejtësi. Natyrisht koha nuk ishte e duhura, por dua t’u tregoj njerëzve se sa e madhe është shkalla e problemit me të cilin po përballemi. Ka rreth 22 mijë shkolla në Angli dhe me rëndësi është të dihet se ne presim që 95% e tyre të mos preken nga ky problem”- tha Rishi Sunak, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Por Sunak është akuzuar gjithashtu se ka dështuar të përmbushë një program për rindërtimin e shkollave angleze kur ishte ministër i Financave në vitin 2021.
“Mendoj se kjo është tërësisht e gabuar. Një nga gjërat e para që bëra kur isha ministër ishte njoftimi i programit 10-vjeçar për rindërtimin e 500 shkollave. Kjo është e barabartë me 50 shkolla në vit që do të rinovohen ose rindërtohen. Dhe nëse shihni atë që kemi bërë gjatë dekadës së fundit, ajo është tërësisht në linjë me atë që kemi bërë me rreth 50 shkolla në vit, që janë rinovuar ose rindërtuar”- theksoi Sunak.
Por lajmi ka bërë që administratorët e shkollave të kërkojnë mënyra të tjera për akomodimin e nxënësve, me disa që do t’i rikthehen mësimit online të përdorur gjatë pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Celulari te foshnjet, okulistja: Gabim! Dëmton shikimin në mënyrë të pariparueshme
- Performancë e kompozitorëve italianë në nder të shënjtërimit të Nënë Terezës
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë