Shembet tavani i manastirit gjatë dasmës në Itali, dhjetëra të plagosur

14 Janar 2024 | 08:13

Dhjetëra persona u plagosën sot, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, kur tavani i një ish-manastiri në Pistoia, në Italinë qendrore, u shemb gjatë një feste martese, thanë autoritetet.

Sipas mediave italiane mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Aksidenti ndodhi në ish-manastirin Giaccherino në periferi të Pistoia, ku tradicionalisht mbahen ceremonitë e dasmës.

Në vendngjarje kanë mbërritur të paktën shtatë autoambulanca, policia dhe zjarrfikëset, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026