Shembet tempulli i lashtë në Indi, 9 të vdekur e dhjetëra të tjerë nën rrënoja
Nëntë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar pasi shembjes së një tempulli të lashtë hindu në shtetin verior të Himachal Pradesh, në Indi.
Shkak për shembjen e tempullit dyshohet se janë bërë rrëshqitjet e dherave për shkak të shirave të dendur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar me shpresën e gjetjes së personave të mbijetuar në rrënojat e tempullit.
Shefi i shtetit Sukhvinder Singh Sukhu, i cili ndodhet në vendin e rrëshqitjes së dheut, tha se rreth 20-25 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Mijëra turistë vizitojnë shtetin kodrinor të Himachal Pradesh, veçanërisht kryeqytetin e tij Shimla, gjatë gjithë vitit për të shijuar motin e tij të freskët dhe peisazhet piktoreske.
Videot e shpërndara në mediat sociale gjatë ditëve të fundit tregojnë automjete dhe ndërtesa që merren përpara nga lumenj që rrjedhin, pemë që bien mbi makina dhe turistë të bllokuar për shkak të mbylljes së rrugëve.
Kujtojmë se 21 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit nëIndi për shkak të përmbytjeve dhe rëshqitjes së tokës.
Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme dhe shkaktojnë shkatërrim të madh gjatë sezonit të shirave në Indi, por ekspertët thonë se ndryshimi klimatik është duke e rritur shpeshtësinë dhe ashpërsinë e tyre.
Sukhvinder Singh Sukhu, shefi i qeverisë së shtetit më të prekur, Himachal Pradesh, tha se të paktën 16 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, përfshirë nëntë nga shembja e një tempulli hindu në kryeqytetin e shtetit, Shimla.
“Administrata lokale është duke punuar me zell për t’i larguar mbetjet, në mënyrë që t’i shpëtojë njerëzit të cilët kanë mbetur të ngecur”, tha Sukhvinder Singh Sukhu.
Sukhu u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të veta dhe të mos shkojnë afër lumenjve. Shkollat në këtë shtet janë mbyllur, njoftoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve