Shembet ura në Brazil, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

26 Dhjetor 2024 | 13:17

Një urë që lidh dy shtete veriore në Brazil u shemb të mërkurën ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe rezultojnë të zhdukur disa të tjerë.

Sipas autoriteteve një derdhje e acidit sulfurik nga një prej kamionëve që ra nga ura po e ndërlikon operacionin e shpëtimit.

Makinat dhe kamionët po kalonin urën Juscelino Kubitschek de Oliverira kur ura u shemb dhe ato ranë në lumë.

Ndërkohë policia që po vepron në kufirin e shteteve veriore Maranhao dhe Tocanitins tha se mungon tetë automjete, katër kamionë, dy makina dhe dy motoçikleta.

Magnum Coelho një kolonel në zyrën lokale të zjarrfikëse u tha gazetarëve se dërgimi i zhytësve për operacionet e shpëtimit është i rrezikshëm sepse lumi Tocantins mund të kontaminohet nga acidi sulfurik nga një prej kamionëve që ra nga ura.

LEXONI GJITHASHTU:

Ronaldo konfirmon kandidaturën për president të Federatës Braziliane të Futbollit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026