Shembja e një guroreje në Indi, raportohet për të paktën 17 të vdekur
Së paku 17 persona kanë humbur jetën të martën nga shembja e një guroreje në verilindje të Indisë, thanë zyrtarët.
Gurorja u shemb si pasojë e shirave të mëdha, sipas zyrtarëve.
Rahul Alwal, zyrtar i lartë policor, tha se ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë trupat e të vdekurve nga gurorja në Melthum, rreth 6 kilometra nga larg Aizwalit, kryeqytetit të shtetit Mizoram.
Dy punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa 12 të tjerë janë zhdukur, shtoi ai.
Alwal theksoi se janë duke u bërë përpjekje për të arritur te punëtorët e ngecur dhe për gjetur më shumë të mbijetuar.
Mizorami ka shumë gurore, nga ku nxirren gurë për ndërtimin e rrugëve dhe për ndërtime të tjera.
Megjithatë, shumë kompani nxjerrin gurë pa marrë pëlqimin e kërkuar mjedisor.
Vitin e kaluar, shtatë punëtorë u vdiqën në qytezën Mamit nga shembja e një guroreje. Më 2022, 12 punëtorë humbën jetën në një incident të ngjashëm, shkruan REL.
Pjesa verilindore e Indisë është duke u përballur me shira të mëdha, pasi stuhia tropikale Remal e goditi Bangladeshin të hënën.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë