Si lindi armiqësia mes Martinajt dhe ish-deputetit? Gazetarja zbërthen përplasjen

18 Maj 2024 | 20:43

Shtatë grupe të strukturuara kriminale me fuqi të jashtëzakonshme në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, grupe që vetë Prokuroria e Posaçme kujdeset të evidentojë se kishin  karakteristikë dhunën e egër të treguar në kryerjen e krimeve dhe që u zbuluan falë dekriptimit të bisedave në Sky ECC ishin të ndara në kampe lufte me njëri-tjetrin.

Gazetarja Glidiona Daci në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania ka zbërthyer përplasjen mes të shumëkërkuarit Ervis Martinaj me ish-deputetin Arben Ndoka.

Mes tjerash ajo tha se në vijim pritet të ketë dhe përplasje të tjera mes grupeve kriminale.

“Të gjitha këto grupe kriminale që në shumë dosje të ndryshme të cilat ne i kemi pasur nëpër duar, i kemi diskutuar dhe i kemi parë, kemi parë që herë pas here janë miq e herë pas here janë armiq. Ajo që bie në sy është bashkëpunimi i grupit të Ervis Martinajt me interesat dhe ish-grupin e krijuar të ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Bashkëpunimi i tyre është për të goditur rivalët, në rastin konkret Durim Bami dhe Leonard Duka. Ervis Martinaj dhe Duka dikur kanë qenë miq shumë të ngushtë, më pas u përplasën pikërisht për lojërat e fatit dhe u kthyen në armiq të përbetuar.

Arben Ndoka ishte i interesuar që të ekzekutonte Durim Bamin, pasi dyshohet se ky i fundit ka qenë i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij dhe për këtë arsye kërkonte me çdo kusht eliminimin e tij fizik. Mesa duket do të kemi përplasje të tjera dhe të shohim se kush do të mbetet i fundit, Durim Bami apo Mariklen. Durimi prej vitesh jeton në Dubai ndërsa Marikleni qëndron prej kohësh ka qenë i izoluar. Janë disa personazhe të caktuar dhe na kanë dalë armiq në grupe të tjera”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026