Shemsi Prençi tërhiqet nga gara për primaret
Kandidati i Partisë Demokratike për Primaret në bashkinë Kamëz, Shemsi Prençi ka njoftuar daljen e tij nga gara.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Prençi shprehet se “socialistët kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa demokratëve ju shkruhet me dorë emri”, teksa ka postuar dhe një fotografi se si duket lista e shkruar me dorë.
Prençi shkruan më tej se në këto kushte është i detyruar të mos e njohë procesin dhe t’i kërkojë PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastrukturës zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.
“Në këto kushte anarkie dhe për të mos u bërë pjesë e kësaj katraure zgjedhor bëj publike: Mos njohjen e këtij procesi zgjedhor! Gjithashtu i kërkoj Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëritjen e Procesit të Primareve, duke respektuar Statutin e PD dhe udhëzimet e saj në lidhje me Primaret i bindur se vetëm kështu do realizojmë një proces të Primareve në parti pa lista të konsoliduara dhe të shpallura 5 ditë para votimit”, shkruan Prençi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë