“Shënjestra e atentatit në gjendje të rëndë” – Flet drejtori i policisë së Vlorës

18 Dhjetor 2024 | 22:38

Drejtori i policisë së Vlorës Elidon Çela në një prononcim për mediat lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet, tha se shtetasi Kevin Hajrulla, që ishte edhe objekti i atentatit ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga të shtënat me breshëri drejt automjetit ku ndodhej Hajrulla mbeti i plagosur edhe shtetas Armand Spahiu.

Çela u shpreh se makina e autorëve të dyshuar të ngjarjes është djegur në zonën e Panajasë, ndërsa theksoi se detaje të tjera rretha ngjarjes do jepen gjatë orëve në vijim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shtetasi Kevin Hajrulla është qëlluar me breshëri automatiku teksa udhëtonte në një automjet tip Benz.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi Armand Spahiu 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026