Shërbimet online, Rama: Shqipëria e 8-ta në Europë, s’dështuam me sulmet kibernetike
Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në Botë për shërbimet publike online ndaj qytetarëve.
Kështu thotë Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital, lajm të cilin e bëri publik vetë kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’.
Revolucioni dixhital për të cilin kryeministri Rama ka folur që dy vite më parë, sipas tij ka ndihmuar në forcimin e administratës shtetërore dhe luftën kundër korrupsionit në këtë sektor.
Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur as portalet, apo kritikët ndaj kësaj nisme, për të cilët tha se kanë hedhur baltë me gjysmë të vërteta.
Nuk la pas as sulmet kibernetike me të cilat u përballën sistemet qeveritare, që sipas kryeministrit kanë ardhur pikërisht prej nivelit të lartë të zhvillimit të këtë sektor. Rama tha se këto sulme kanë dështuar pikërisht sepse investimi në këtë fushë ka qenë i duhuri.
Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore dhe shërbimet online, ndërsa më 10 shtator u sulmua sistemi TIMS.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta