Shërbimi për fëmjët e dhunuar, Koçiu: Veç qendrës në Fier, do kemi edhe të tjera
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, ka vizituar Qendrën “Me një ndalesë”, pranë Spitalit Rajonal Fier .
Kjo qendër ofron shërbime të specializuara socio-shëndetësore për fëmijët të ekspozuar ndaj formave më të rënda të dhunës, përfshirë dhe dhunën seksuale.
Ministrja Koçiu u shpreh se modele të tilla janë shumë të mira për për t’u aplikuar dhe se në bashkëpunim me UNICEF do të shtrihen edhe në qarqe të tjera të vendit.
“Unë shpresoj se shumë shpejt do të kemi qendrën e radhës në një qark tjetër me qëllim që të kemi këto lloj modelesh për të asistuar sidomos fëmijët të cilët janë edhe grupi më vulnerabël dhe që kërkojnë dhe një mbështetje dhe prani më të shtuar, jo vetëm tonën, por edhe gjithë sistemit të referimit të cilët duhet të ndodhet menjëherë në gatishmëri,”- theksoi Koçiu.
Ministrja Koçiu e konsideroi me rëndësi bashkëpunimin mes të gjithë aktorëve me qëllim rritjen e referimeve si dhe integrimin më tej të këtyre fëmijëve dhe familjeve në jetën e përditshme.
Në mbështetje të fëmijëve, vajzave dhe grave viktima të dhunës seksuale, aktualisht funksionojnë tre qendra të tilla të specializuara, në QSUNT-së, në Spitalin Rajonal Fier dhe një qendër pranë Spitalit Rajonal Shkodër të cilat ofrojnë shërbime urgjence 24/7 në një mjedis miqësor dhe të sigurt nga profesionistë si pediatër, psikologë dhe punonjës socialë.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje