“Shërbimi satelitor vlerë e shtuar”, Peleshi: Do të evidentohen parcelat me kanabis
Në ambientet e kryeministrisë po prezantohet shërbimi satelitor i në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të mbikëqyrjes së territorit të gjithë vendit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, u shpreh se shërbimi satelitor do të jetë një vlerë e shtuar ndërsa shtoi se në këtë shërbim do të jenë të përfshira disa agjenci.
Më tej, Peleshi theksoi se shumë shpejt do të fillojë punë dhe qendra e inovacionit, sakaq përcolli dhe një mesazh për kritikët e shërbimit satelitor.
Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.
“Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”,
Do kapërcejmë mbi kokat e skeptikëve për të marrë imazhe në përdorim të shumëfishtë. Është e madhe rëndësia e bazës së të dhënave që do të krijohet nga imazhet që do marrim. Është bërë një punë shumë e madhe. Do të jetë një agjenci e përfshirë, që do të jetë agjencia e sigurisë së informacionit gjeo-hapësinor.
Për pak javë do të fillojë punë dhe qendra e inovacionit që do të ketë kërkim shkencor, jo vetëm për sigurinë e mbrojtjes por edhe në fusha të tjera. Shërbimi satelitor do të jetë një vlerë e shtuar”- theksoi Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta