Sherr masiv mes disa personash në Lipjan, plagosen me thikë 3 persona! Në pranga dy nga autorët
Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Lipjan të Kosovës. Mësohet se nga kjo ngjarje kanë mbetur te plagosur 3 persona. Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pas një mosmarrvëshje mes disa personash. Dy prej tyre janë arrestuar. Policia bën me dije se dy të arrestuarit në bashkëpunim me 3 persona kanë sulmuar 4 persona ku si pasojë u plagosen 3 të tyre.
“Lipjan 28.05.2026, 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje së bashku me tre të dyshuar të tjerë, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) katër viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit