Sherr në Kuvendin e Kosovës, përplasje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për çështjen e të pagjeturve

19 Nëntor 2020 | 18:39

Çështja e personave të pagjetur është shoqëruar me debate dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë parë të përplasen mes tyre, teksa opozitarët deklaruan se Qeveria e Kosovës ka dëmtuar procesin me zotimet e 4 shtatorit në Uashington, ku të zhdukurit njehsohen me të zhvendosurit.

Ndërkohë, zoti Gashi u shpreh se për personat e zhdukur ka vetëm një fajtor dhe ajo është Serbia, që ka dokumentacione dhe arkiva. Për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, çështja po politizohet.

Kryeministri Avdullah Hoti, në një reagim pas interpelancës lidhur me këtë çështje, i vlerësoi si të papranueshme sjelljet dhe gjuhën e disa deputetëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026