Sherr për pronat, 2 vëllezër përplasen fizikisht në Dibër
Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit për motive pronësie mes dy vëllezërve.
Shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, gjatë konfliktit kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Të dy u vunë në pranga për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve F. P. dhe L. P., të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje””, tha policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit