Shfaqen pamjet 4 liderëve të Hamasit përpara se të vriteshin nga Izraeli

31 Gusht 2025 | 18:22

Hamasi ka publikuar në fundjavë një video tre minutëshe që paraqet pamje të papara më parë të ish-udhëheqësve të lëvizjes së armatosur, të cilët besohet se kanë organizuar sulmin e 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor.

Të gjithë burrat e paraqitur u vranë më pas në operacionet ushtarake izraelite gjatë 22 muajve të fundit. Videoja hapet me pamje të ish-kreut të krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, i cili flet për luftën e grupit kundër “tiranëve” të Izraelit.

Gjatë gjithë videos, shfaqen skena të raketave që hidhen në Izrael, pamje të pushtimit të 7 tetorit, parada ushtarake dhe klipe të tjera propagandistike. Besohet se materiali kombinon pamje autentike me imazhe të redaktuara dixhitalisht.

Midis pamjeve filmike, për disa sekonda shihet një takim në të cilin shfaqen Deif, kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, udhëheqësi i organizatës në Gaza, Yahya Sinwar, dhe zëvendëskomandanti i krahut ushtarak, Marwan Issa.

Të tre u vranë në operacionet e ushtrisë izraelite në vitin 2024, ashtu si edhe Mohammed Deif. Prania e tyre në këtë video përforcon imazhin e Hamasit për paraqitjen e udhëheqësve të tij të vdekur si “martirë” dhe simbole të rezistencës.

Me interes të veçantë është fakti se videoja duket se përfshin të paktën një imazh që është prodhuar me inteligjencë artificiale, një element që nxjerr në pah përdorimin e mjeteve të reja teknologjike në propagandën e organizatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026