“Shfryhet” dosja Bajri, Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për Safet Bajrin dhe 4 të pandehurit
Ditën e sotme, Gjykata e Shkodrës i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve me të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, atë të Bajrajve.
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim Safet Bajrin dhe me1 vit e 8 muaj burgim Ilir Bajrin.
Të dy anëtarët e grupit Bajri kanë marrë këtë dënimin në aplikim të gjykimit të shkurtuar.
Po kështu, kjo gjykatë ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtesve Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe për 3 të pandehur të tjerë.
Mësohet se Astmer Bilali është dënuar me 3 vite burgim dhe Ismet Idrizi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe është dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim.
Sakaq, Emrah Plaku është dënuar me 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi se në qeli do të vijojë të qëndrojë vetëm Safet Bajri i cili duhet të vuajë dhe dënimin e dhënë nga autoritetet belge për trafik droge, një dënim prej nëntë vitesh.
Ndërkohë pjesa tjetër e grupit është liruar sepse at e kanë vuajtur dënimin gjatë kohës së paraburgimit.
“Në fakt dosja Bajri ka qenë një dosje shumë e fortë e cila ka sjellë dhe përplasje mes Gjykatave,” – tha gazetari Ferhati.
Ndërkohë ai që cilësohet dhe si truri i grupit kriminal Bajri, Enver Bajri është arrestuar rreth dy vite më parë në Spanjë e sipas informacioneve ai gjendet ende në atë shtet.
Ajo që gazetari Ferhati solli në vëmendje ishte dhe fakti se familja Bajri në Shkodër është etiketuar dhe nga politika, kryesisht opozita se i ka shërbyer mazhorancës për mbledhje votash.
Lexoni gjithashtu:
“Shfryhet” dosja Bajri, lirohen anëtarët e grupit nga akuzat e vrasjes dhe kanosjes
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë