Shfrytëzonin lokalin për drogë, në pranga pronari, furnizuesi e kamarieri

8 Tetor 2022 | 18:13

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, pasi u zbulua se një lokal në Pojan ishte përshtatur për përdorimin e drogës.

Në kuadër të operacionit kanë rënë, E, Gj, 46 vjeç i cili është pronar i lokalit. L.G, 30 vjeç i cili është furnizuesi i lëndës narkotike dhe D.LL, 28-vjeç i cili ishte kamarier në lokal.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Moskallëzim krimi”

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan doza me kokainë, 18.380 euro, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

o ashtu policia  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e L. G., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg kanabi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026