Shifra të larta në Ballkan, COVID-19 rikthehet dhe në Malin e Zi
Përditësimi i fundit nga Kosova ka konfirmuar 95 raste ME SARS-CoV-2. 63 pacientë janë shëruar duke çuar totalin në 1.171. Sipas një njoftimi të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, pasditen e së enjtes, në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur një pacient nga Istogu.
Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve me Covid 19 po shënon rritje konstante. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 153 raste të reja dhe 6 viktima. Me 66 të prekur të rinj, Shkupi ka 66 mbetet qyteti me numrin më të lartë të infeksioneve, ndjekur nga Tetova dhe Kumanova. Aktualisht janë 3,164 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Ndonëse për disa javë, Mali i Zi u shpall shteti i parë në Evropë që nuk kishte asnjë person të infektuar me Covid-19, mesi i muajit qershor solli rikthim të virusit. Këtë të enjte, janë evidentuar 22 raste pozitive nga hetimi epidemiologjik, duke e çuar në 65 numrin total të të prekurve me koronavirus . Duke qenë se rastet po shtohen vazhdimisht, nga data 21 qershor, qeveria malazeze vendosi një kriter testimi për tre shtete fqinje që po shfaqnin një rritje të theksuar të të infektuarve, mes tyre edhe Shqipëria.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania