Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill, 12% më shumë sesa në 2025

14 Maj 2026 | 15:52

Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%. Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14,615, nga 13,873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5.35% më shumë.

Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.

Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun, me 1762 subjekte të regjistruara në prill 2026, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital tërësisht të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj.

Pjesa më e madhe e regjistrimeve të reja i përket kategorisë “Person fizik”, me 1534 regjistrime, ndërsa janë regjistruar edhe 469 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Sektorët me aktivitetin më të lartë gjatë muajit prill 2026 kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 479 regjistrime, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 341 subjekte, si edhe shërbimet administrative e mbështetëse me 151 regjistrime. Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe komunikacioni, transporti dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar 629 subjekte të administruara nga gra.

Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve janë regjistruar 201 leje dhe licenca gjatë muajit prill. Prej tyre, 34 kanë qenë leje, kryesisht për mjedisin dhe peshkimin, ndërsa 167 kanë qenë licenca të lidhura me shërbime mjekësore, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, tregti ushqimore, farmaci dhe transport ndërkombëtar.

Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 496 subjekte gjatë muajit prill 2026, ku dominojnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 466 regjistrime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026