Shifrat/ Investimet e huaja po përqendrohen në blerjen e pronave në Shqipëri
Investimet e huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme arritën në 104 milionë euro në tremujorin e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është niveli i dytë më i lartë historik, pas tremujorit tetor-dhjetor 2024, kur investimet arritën në 110 milionë euro.
Në vitet e fundit, Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar për blerjen e pronave nga të huajt, sidomos në zonat bregdetare, ku çmimet janë ende më të ulëta se në vendet fqinje si Kroacia dhe Mali i Zi.
Vetëm në vitin 2024, të huajt blenë prona me vlerë 380 milionë euro, ndërsa që nga viti 2021, kjo shifër ka arritur në 1.3 miliardë euro.
Pesha e investimeve në pasuri të paluajtshme ndaj totalit të investimeve të huaja direkte është rritur nga 5.7% në vitin 2014, në 29% në tremujorin e parë të këtij viti.
Në vend të dytë renditen aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 75 milionë euro, ndërsa industria nxjerrëse tërhoqi 51 milionë. Sektorë të tjerë, si industria përpunuese dhe energjia, shënuan rënie, ndërsa tregtia u rrit me 28%.
Në total, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë arritën në 362 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 2.3% në bazë vjetore.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës