“Shiksi i NonGratës”, Rama për grevën e pedagogëve: Baltaxhinj, s’i shërbejnë vendit

1 Nëntor 2022 | 11:08

Të mërkurën, në orën 16:00, pedagogët kanë paralajmëruar grevë urie pasi qeveria nuk ka marrë asnjë iniciativë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi këtë ngjarje duke e cilësuar kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçin si “shiksin e NonGratës”. Sipas tij, greva e urisë për rritje rrogash mund të vijë vetëm nga njerëz që nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë,” – shkroi Rama në Twitter.

Prej më shumë se tre javësh, pedagogët kanë bojkotuar mësimin dhe po protestojnë për realizimin e kërkesave të tyre. Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk do të ketë rritje pagash, ndërsa pedagogët kanë theksuar se do të përshkallëzojnë protestën në grevë urie duke qenë se qeveria nuk do marrë masa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026