Shirat e rrëmbyeshëm dëmtojnë urën e Qafëzezit, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

27 Nëntor 2025 | 17:55

Shirat e rrëmbyeshëm kanë nxjerrë kanë dëmtuar urën e fshatit Qafëzez në Kolonjë e cila që lidh fshatrat e kësaj njësie me aksin nacional Ersekë – Korçë ndërsa banorët kanë dalë në protestë duke kërkuar ndërtimin e saj.

Banorët shprehen se degradimi i urës ka ndodhur gradualisht ndër vite dhe se ka munguar ndërhyrja e pushtetit lokal ndërsa goditja e madhe i ka ardhur nga shirat e fundit.

“Para një jave ka rënë një shi i paparë dhe uji erdhi aq i vrullshëm sa ura u bastardua. Ka katër vite që nuk është ndërhyrë. Jemi në hall dhe 12 fshatrat e ish-komunës Çlirim janë të izoluara. Urat janë prishur nga ana e Gostivishtit.”

“Kjo urë ka shumë kohë kështu, duhej riparuar më parë nga bashkia. Për shkak të moskryerjes së punëve, ra ura.”

“Me makinë nuk kalon dot, në këmbë mezi kalojmë. Do iki se kam blegtori, dhe duhet të shkoj tek zahireja.”

“Kjo ura nuk funksionon, kemi 10 ditë më frikë. Kemi mallin, co lart e co poshtë.”

“Nuk kalojmë dot urën; nga Psar i Zi, nusja iku me djalin, ka 25 fshatra që janë të bllokuar”, shprehen banorët.

I kontaktuar, nënprefekti i Kolonjës, Adriatik Braçe, tha se është përgatitur nga ana inxhinierike një projekt që sjell zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

Deri në realizimin e projektit, nuk përjashtohet mundësia e ndërtimit të një ure provizore nga ana e forcave të armatosura.

Ura e Qafëzezit lidh plot 12 fshatra me njësinë administrative qendër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026