Shisnin kanabis në qytetin e Elbasanit, 3 të arrestuar dhe 3 në kërkim

21 Shkurt 2025 | 12:12

Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pasi u janë gjetura sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit të koduar “Streets” u vunë në pranga shtetasit B. T., 32 vjeç dhe A. T., 37 vjeç, pasi nga kontrollet fizike dhe në banesa, iu gjetën rreth 725 gramë Cannabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, iu gjetën 81 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Më tej, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 33 vjeç, F. A., 34 vjeç dhe J. K., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke blerë dhe konsumuar doza të lëndës narkotike.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 34 vjeç, pasi u gjetën në fshehura në koshin e motomjetit që drejtonte në fshatin Shtërmen, Cërrik, rreth 525 gramë Cannabis Sativa dhe 1 peshore elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026