Shisnin kanabis nëpër qytet arrestohet 24-vjeçari në Durrës, nën hetim miku i tij

7 Dhjetor 2024 | 15:25

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza në qytet. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë miku i tij.

Ndërkohë është sekuestruar nga ana e policisë sasia e kanabisit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar ” Sixteen”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026