Shiste lëndë narkotike nëpër shkolla, arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Një 20-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi është kapur duke shitur doza droge në afër të një shkolle profesionale në Kamëz.
Policia bën me dije se në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” në pranga ka rënë shtetasi K.H.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të një shkolle profesionale, në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me kanabis, pako me letra për përdorimin e lëndës narkotike dhe 3 mjete prerëse, që iu gjetën 20-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta