Zbardhet vjedhja e dyqanit të celularëve te “Myslym Shyry”, identifikohet autori
Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar me prova vjedhjen e ndodhur më datë 09 shkurt në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”.
Në kërkim si autor i ngjarjes është shpallur shtetasi Afrim Dulaj, 43 vjeç, personi që shihni në foton e mësipërme.
Policia e kryeqytetit ka vendosur në dispozicion numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e 43-vjeçarit.
Si shpërblim për qytetarët që do të japin deklarime të vlefshme për lokalizimin e Dulaj është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 5 mijë euro.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.
Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima