Shiste produkte të skaduara pranë shkollës, procedohet pronarja e dyqanit

Autorët e vrasjes së 20-vjeçarit
6 Tetor 2023 | 11:55

Pronarja e një dyqani në kryeqytet është proceduar penalisht, pasi tregtonte produkte të skaduara në afërsi të një shkolle.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u konstatua se në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste edhe pse i kishte kaluar afati i konsumimit.

Materialet në ngarkim të saj u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në Tiranë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin me përgjegjësi të çdo veprimtarie apo fenomeni, që cenon sigurinë e nxënësve, kanë vijuar intensifikisht kontrollet, në bashkëpunim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në afërsi të shkollave të ndryshme të Tiranës, ku tregtohen produkte ushqimore për nxënësit.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste në afërsi të një shkolle, edhe pse iu kishte kaluar afati i konsumimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026