Shit-blerja e votës, ambasadorja e Suedisë ngre shqetësimin në prag të zgjedhjeve
Në një takim me banorët e Paçramit në Shkodër, ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad shprehu shqetësimin e saj për shit-blerjen e votës në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ajo theksoi se duhet të ketë shumë kujdes me fenomenin e shit-blerjes së votës, pasi demokracia ndodhet në një stad shumë të brishtë.
“E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor. Është shqetësuese fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë”, u shpreh ambasadorja.
“Kemi të gjithë një rol por më të rëndësishëm qytetarët por shteti duhet tu sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje”, përfundoi ajo.
Për zgjedhjet e 25 prillit partitë politike kanë nisur fushatën.
Ndërkohë me vendim të Kolegjit Zgjedhor u vendos edhe për fletën e votimit, e cila do të jetë me numra dhe jo me emra.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta