Shitja e prodhimeve bujqësore, fermerët e Korçës duan që çmimet t’i përcaktojnë vetë

25 Gusht 2024 | 14:21

Fermerët e juglindjes së vendit për sa kohë nuk arrijnë të bashkojnë prodhimet bujqësore nuk do të jenë faktor me çmime në treg, madje nuk do të arrijnë të shesin as prodhimet. Për Jorgo Brahollin, fermer në fshatin Dvoran, vetëm duke bashkuar prodhimin nuk do lejohen grumbulluesit që të jenë faktor me çmimet në treg.

Në të njëjtën linjë është edhe fermeri potencial Ylver Bylykbashi kur shprehet se për sa kohë fermerët nuk bashkojnë prodhimin për shkak të kostos nuk do të jenë imponues në treg

Drejtori i bujqësisë së rajonit të Korçës, Vullnet Gjolla tha se bashkimi i prodhimit i krijon fermerëve klimën e duhur dhe që të jetë ata faktor përcaktues dhe jo grumbulluesit

Mos shitja e prodhimeve bujqësore ka detyruar fermerët të dalin në protesta ashtu siç i ka detyruar të mos vjelin më shumë se 40 për qind të prodhimit të kumbullës e qershisë, ndërkohë që prej dy vitesh nuk kanë shitur grurin e misrin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026