Shkaktoi aksident me një të vdekur, arrestohet polici në Krujë

2 Shkurt 2026 | 12:41

Një efektiv i patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë së Krujës ka rënë në prangat e agjentëve të AMP-së, pasi mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël–Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor ku për pasojë, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetasja N. Ç.

Efektivi E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026

Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026