Shkaktoi aksidentin dhe u largua, AMP ekzekuton vendimin ndaj efektivit të policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë, pranë DVP-Korçë.
Efektivi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron