Shkaktoi zjarrin e madh në malin e Shashicës, arrestohet 33-vjeçari

27 Korrik 2025 | 09:17

Policia e Vlorës ka arrestuar një person me akuzën e zjarrvënies në malin e Shashicës. Në pranga u vu shtetasi Elmaz Fejzaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

“33-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barërave, në një sipërfaqe toke kullotë në pronësi të tij, në vendin e quajtur “Gryka e Zguros”, në malin e Shashicës, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme, me shkurre dhe bimësi të dendur. Zjarri është përhapur edhe në drejtim të territorit të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit që...
17:03 | 02/07/2026

Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat...
16:58 | 02/07/2026

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026