Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi fakte, Meta: Mos u merrni me shashka
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat se Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim për kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Rreth 50 deputetë kanë depozituar kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit për fillimin procedurës për shkarkimin e Metës. Lidhur me vlerësimin e deputeteve kërkues se presidenti i Republikës, përpara dhe gjatë fushatës ka kryer veprimet që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Kuvendi i Shqipërisë do të shprehet me vendim në ditët në vijim”, është shprehur Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së nënvizoi se kërkesa e depozituar nga deputetët plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi.
“Siç përcakton rregullorja e Kuvendit, kjo kërkesë do t’i kalojë për shqyrtim Komisionit të Ligjeve që duhet të shprehet. Më pas duhet të ngrihet Komisioni Hetimor parlamentar, i cili të hetojë nëse ekzistojnë dyshimet e hedhura firmëtarë”, tha ai më tej.
Ai sqaroi se në dokumentin e dorëzuar në vend janë të gjitha provat e nevojshme, të cilat sipas tij janë të mjaftueshme për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit.
Balla nuk dha detaje në lidhje me shkeljet që sipas socialistëve ka bërë presidenti Meta.
Ndërkaq presidenti Meta, ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka bërë thirrje për përqendrim në mbylljen e procesit zgjedhor.
Sipas tij duhet të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
“Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore,” – shkroi Meta.
Lexoni gjithashtu:
PS mbledh 47 firma të deputetëve për të shkarkuar presidentin Meta
Miratohet programi i punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta