PS mbledh 50 firma të deputetëve për të shkarkuar presidentin Meta
Partia Socialiste i ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Të premten, 50 deputetë firmosën për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, e cila u depozitua në Kuvend.
Ndërkohë sot paradite u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj.
Nëser pritet që kjo kërkesë i paraqitet parlamentit, i cili do të shprehet në seancën e radhës.
Shumica socialiste e argumenton kërkesën “bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të Nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore”.
Neni 90 i Kushtetutës thekson se:
“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”
Kjo është hera e dytë që shumica socialiste kërkon të shkarkojë presidentin Ilir Meta.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu sqaroi se për shkarkimin e Metës duhet të ngrihet një komision parlamentar përpara datës 9 maj. Ligji thotë që një komision parlamentar mund të krijohet deri katër muaj përpara përfundimit të mandatit të një legjislature. Mazhoranca synon që ta mbyllë të gjithë procedurën brenda korrikut,
Sakaq, burime nga mazhoranca bëjnë me dije se nuk do të jetë më Ulsi Manja ai që do të drejtojë komisionin e dytë për shkarkimin e Metës.
Në rastin aktual legjislatura mbyllet më 9 shtator dhe për rrjedhojë afati i fundit i krijimit të komisionit parlamentar është data 9 maj. Gazetarja Shehu kujtoi se pas punës së komisionit parlamentar opinioni i tij do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve, aty ku mund të kërkohet ballafaqimi me Presidentin.
Nga PS është deklaruar se shkarkimi i Metës do të bëhet nga legjislatura aktuale e Kuvendit, mirëpo vulën përfundimtare të shkarkimit të mundshëm të tij do ta vërë Gjykata Kushtetuese.
Lexoni gjithashtu:
Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi fakte, Meta: Mos u merrni me shashka
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta