“Shkarkimi i Metës” në Kuvend, sot seanca e parë pas zgjedhjeve, diskutohet nisma e PS-së
Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë plenare, pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe çështja kryesore që pritet të diskutohet është nisma e Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Sipas maxhorancës, kreu i shtetit ka shkelur nenin 90 të Kushtetutës.
Në materialin prej 41 faqesh theksohet se me mesazhet e dhëna në publik, Meta nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë.
Në seancën e sotme diskutohet edhe dekreti i kreut të shtetit që ktheu ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.
Socialistët ka mbledhur 50 firma deputetësh për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, kërkesë e cila është depozituar në Kuvend të premten.
Mazhoranca synon që ta mbyllë të gjithë procedurën e shkarkimit të presidentit, brenda korrikut.
Kjo është hera e dytë që shumica socialiste kërkon të shkarkojë presidentin Ilir Meta.
Lexoni gjithashtu:
PS mbledh 50 firma të deputetëve për të shkarkuar presidentin Meta
Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi fakte, Meta: Mos u merrni me shashka
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta