Shkarkimi i presidentit, PS tregon nenin që ka shkelur Ilir Meta

1 Maj 2021 | 16:51

Partia Socialiste ka nisur punën për të mbledhur firmat për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në telefonin e deputetëve aktualë ka mbërritur një mesazh i dërguar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ku thuhet se “Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për këtë qëllim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës së Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”.

Por çfarë parashikon neni 90 i Kushtetutës?

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen  e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në këtë nen.

Vetë kreu i shtetit e cilësoi këtë nismë, si përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet që u vunë re gjatë procesit zgjedhor

“Përpjekjet për të hedhur shashka, që të merremi me shashka dhe ndërkohë të vazhdojnë historitë me krimin zgjedhor janë të dëshpëruar. Konferencën e fundit për shtyp e kemi më 24 korrik 2022 këtu”, theksoi Meta.

A e shkarkon dot Kuvendi aktual Ilir Metën? Juristi Jordan Daci tha në Euronews Albania se kjo çështje, kërkon interpretim në lidhje me afatet kohore.

Parlamenti do të mblidhet ditën e marte të javës që vjen, por në rendin e ditës të firmosur nga Gramoz Ruçi nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të kreut të shtetit.

Kjo është hera e dytë që maxhoranca socialiste ndërmerr nismë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026