Shkarkohet kryetarja e Kuvendit të Preshevës

11 Prill 2022 | 15:18

Kuvendi Komunal i Preshevës, ka shkarkuar nga funksioni i kryetares Ardita Sinanin, e cila bën pjesë në Partinë për Veprim Demokratik.

Shkarkimi i saj, u realizua me 20 vota pro nga 38 që ku Kuvend, teksa 18 këshilltarë të tjerë nuk morën pjesë në votim, raporton Kosova Press.

Sinani ishte zgjedhur në krye të Preshevës në maj të vitit 2021, pas një koalicioni midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.

Lidhur me shkarkimin saj, reagoi edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Gjatë një takimi që pati ditën e sotme me përfaqësues të Luginës së Preshevës, Kurti u shpreh kundër shkarkimit të Ardita Sinanit, duke deklaruar se faktori politik shqiptar nuk duhet të jetë i përçarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026