Shkarkohet nga detyra drejtori i IKMT, Agim Ismailaj. Kush e zëvendëson
Shkarkohet nga detyra drejtori i IKMT, Agim Ismailaj.
Bëhet me dije se shkarkimi i Ismailaj është ndërmarrë me motivacion e performancës së dobët në punë.
Gjithashtu mësohet se në adresë të kreut të IKMT kanë shkuar ankesa të shumta të qytetarëve për vendimarrje arbitrare nga ana e tij.
Shkarkimi erdhi 8 muaj pas marrjes së detyrës nga ana e Ismailaj, i cili zëvendësoi në këtë post Dallëndyshe Bicin kur u emërua në krye të Kadastrës.
Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Agim Ismali ka mbajtur më herë postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të Pastrimit të Parave.
Ai ka qenë në krye të burgjeve, në postin e drejtorit të Përgjithshëm gjatë kohës që u implementua regjimi 41 bis.
LEXO GJITHASHTU:
Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim